Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” kërkon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, duke potencuar faktin se fëmijëve të Maqedonisë ju është mohuar e drejta elementare- e drejta e jetës, kjo, sipas tyre e paraparë edhe në Nenin 6 të Konventës për të drejtat e fëmijëve, njofton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë si nënshkruese e Konventës e ka për obligim të mundëson jetesë dhe zhvillim adekuat për fëmijët. Sipas Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni ka bërë që 1350 persona të ndërrojnë jetë si shkak i saj. Fëmijët, sipas “Megjashi” janë kategoria më e ndjeshme e popullatës, ngaqë janë në fazë të zhvillimit të shpejtë nga ku edhe më shpejtë i pranojnë materiet helmuese në organizmin e tyre”, thuhet reagimin e “Megjashit”.

Në këtë reagim të “Megjashi” bëhet e ditur se ndotja e ajrit paraqet faktor rreziku për 600.000 fëmijë të Maqedonisë.

“Hulumtimi “Pastrojeni ajrin për shkak të fëmijëve” e UNICEF-it, tregon se ajrit i ndotur është faktor rreziku për vdekje të 600.000 fëmijëve më të vegjël së 5 vjeç”, thuhet ndër te tjerash në reagimin e “Megjashi”-it.

Nga kjo OJQ, theksojnë se vitin e kaluar, çdo i dyti fëmijë ka pasur vështirësi në frymëmarrje të cilat janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

“Fëmijët janë më të prekurit, veçanërisht në sezonin e ngrohjes, kur koncentrimi i grimcave helmuese është në rritje. Fëmijët janë kategoria më e ndjeshme e popullatës, sepse këto kanë më shumë nevojë për ajër të pastër në krahasim me të moshuarit, kurse janë më të pafuqishëm për të ndërmarrë masa reaguese dhe parandaluese. Kështu që, janë të dukshme pasojat nga ndotja e ajrit në sisteme të ndryshme të organizmit të fëmijëve, kurse më të theksuara janë në sistemin e frymëmarrjes”, tha Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.

Loading...