Vdes 34 vjeçari, në çantë i gjenden 2 paketa me pluhur të bardhë

Të dielën rreth orës 12 është njoftuar policia se në trenin Shkup-Veles i është përkeqësuar gjendja 34 vjeçarit N.S. nga fshati Furkë e Dojranit. Ai është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Veles, por rreth orës 13 ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Lajm.
Gjatë kontrollit të kryer në çantën e tij janë gjetur dy paketime me pluhur të bardhë, që janë dorëzuar për ekspertizë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në obduksion.

Loading...