Një fëmijë vetëm 17 muajsh u gjet i vdekur këtë të premte në makinë, pasi u la për orë të tëra në diell, i mbyllur brenda mjetit.
Ishin kalimtarët e rastit ata që lajmëruan autoritetet, pasi panë fëmijën brenda makinës në vendin e parkimit.

Ndihma e shpejtë theu xhamin, duke tentuar të shpëtojë të miturin por pa rezultat, vogëlushi kishte vdekur.

Ngjarja shokuese ndodhi në zonën e Pembroke Pines, të Florida, SHBA.I mituri ishte lënë nga prindërit brenda makinës të cilët duhet të mbaronin disa punë.Por për shkak të qëndrimit të gjatë dhe temperaturave mbi 30 gradë, i mituri vdiq prej asfiksisë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/vdes-femija-17-muajsh-u-la-per-ore-te-tera-ne-veture-558536/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...