Fituesja e parë e garës së këngës në Eurovision, Lys Assia ka vdekur në moshën 94 vjeçare.
Assia ka fituar këtë çmim për Zvicrën më 1956.

Organizatorët e garës kanë njoftuar për vdekjen e saj më 24 mars në Cyrih dhe kanë thënë se ajo është përballur me probleme shëndetësore vitet e fundit.

Eurovisioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojë atë në ditët në vijim.

“Ne jemi shumë të pikëlluar me lajmin se Lys Assia, Dama Madhështore e Eurovisionit ka vdekur. Fituesja jonë e parë më 1956 dhe mbështetësja e garës sonë përgjithmonë”, është thënë në një postim në Twitter nga organizatorët e Eurovisionit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vdes-fituesja-e-pare-e-eurovisionit-515939/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...