Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi për media.
AGK me këtë rast, ka ngushëlluar familjen Lokaj, duke thënë se lajmi për vdekjen e tij ka prekur të gjithë komunitetin e gazetarëve.

Ky është telegrami i plotë i ngushëllimit dërguar familjes Lokaj nga Asociacioni i Gazetarëve:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut Shpend Lokaj.

Lajmi për vdekjen e Shpendit e ka prekur të gjithë komunitetin e gazetarëve. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Shpendi ishte i përkushtuar në punën e tij si gazetar në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve.

I tronditur nga vdekja e Shpend Lokaj është shprehur edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

Postimi i plotë i Selmanajt në Facebook:

Lajmi për ndarjen nga jeta të mikut,gazetarit dhe bashkëpuntorit Shpend Ahmet Lokaj na ka tronditur të gjithëve! Ai ishte një njeri i sinqert, në punë i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë!

Shkuarja në amshim e gazetarit shumëvjeçar, Shpend ( Ahmet ) Lokaj, nga Lumëbardhi i Deçanit, është humbje jo veç për familjen, por edhe për gazetarinë dhe shoqërinë mbarë.

Ndaj, në shenjë respekti për jetën dhe punën e tij, Komuna e Deçanit dhe Klubi i gazetarëve të kësaj komune, do organizojnë Mbledhje Komemorative e cila mbahet me 06.12.2016 (E martë), duke filluar nga ora 11.00 në Sallën e Kuvendit Komunal (kati parë).

Në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit, familjes Lokaj ju shprehi ngushllimet e mia duke ndar dhembjen bashkë me JU!rs

Loading...