Gjeneratat e vjetra në Kosovë ende kujtojnë një meç drithërues të fundviteve të 70-ta. Ai kishte qenë mes trimit tonë, Nazif Gashit dhe Marijan Benesh, ky i fundit i lindur në Beograd dhe kishte boksuar për ish Jugosllavinë, ishte edhe kampion i Evropës për amatorizëm dhe në boksin profesionist.

 

 

Gjeneratat e vjetra kur flasin sot, më shumë emocion kujton fitoren e madhe të Gashit, kur e kishte rrahur Beneshin midis Beogradit, që konsiderohej si një boksier i hatashëm dhe që me një goditje kryente meçin. Por Gashi atëkohë, me zemër shqiptari e kishte rrahur Beneshin, duke tronditur krejt ish Jugosllavinë. Beneshi u poshtëua nga kjo humbje sepse as vet se kishte pritur.

 

Gashi boksonte për klubin me famë të madhe, Prishtina. Beneshi sipas mediave serbe, sot në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë. Megjithatë, gjeneratat e vjetra ende mburren me luftën e çmendur të Gashit dhe se si e kishte mundur Beneshin.

Loading...