Lemmy Kilmister i njohur si këngëtari i Motorhead, ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

Këngëtari 70 vjeçar vdiq të hënën, e këtë e ka konfirmuar grupi nëpërmjet një postimi në Facebook duke zbuluar se ai kishte një formë agresive të kancerit, transmeton Klan Kosova.

“Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për të treguar se miku ynë Lemmy vdiq sot pas një beteje të shkurtër me kancerin. Ai kishte mësuar për sëmundjen më 26 dhjetor. Nuk ka fjalë që shpreh tronditjen dhe trishtimin tonë”, shkruante në këtë postim.

Loading...