Para pak çastesh nga burimet e sigurta që mëson TetovaSot, nxënësi 12 vjeçar nga Pallatica e Komunës së Zhelinës i cili u plagos nga 17 vjeçari nga i njejti fshat ndërroi jetë në spitalin e Shkupit.

Nxënësi i cili u plagos para 4 ditëve pranë shkollës fillore ‘Fan Noli” në fshatin Pallaticë të Komunës së Zhelinës, sipas dëshmitarit thuhet se rasti ka ndodhur pas një zënke mes të vrarit dhe autorit 17 vjeçar.

Pas plagosjes 12 vjeçari nga plagët e mëdha që kishte marr nga spitali i Tetovës është transferuar me urgjencë në Spitalin Klink të Shkupit.

Autori i plagosjes 17 vjeçari nga Pallatica sipas Prokurorisë së Tetovës ku thuhet se, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Tetovë dhe prokurorit kompetent nga Zyra e Prokurorit Publik – Tetovë për të gjykuar fëmijën në Gjykatën themelore në Tetovë është propozuar masa për të siguruar kundërvajtësin – për vrasje sipas Nenit.123 paragrafi 1 në lidhje me Nenin.19 të Kodit Penal”.

Nxënësi 12 vjeçar i plagosur duket se nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga plagosja e rëndë, dhe sot para pak çastesh ka ndërruar jetë në Klinikat e Shkupit.

Loading...