Vdiq pasi piu helm, krimineli i luftës kishte lënë një shënim vdekjeje

Krimineli kroat i luftës Slobodan Praljak ka shkruar një shënim vdekjeje, pak kohë përpara se të pinte helm në Gjyqin e Hagës. Ai kishte shkruar në shënim: “Unë nuk dua një varr apo një funeral”. Ky shënim ishte shkruar prej tij dy vjet para se ta pinte helmin “live” në Hagë, ndërsa ishte duke pritur rezultatin e ankesës së tij. Shefi kroat i luftës, i cili vrau veten gjatë gjykimit të tij për krime të luftës në Hagë la një shënim vdekjeje për familjen e tij. Kjo letër vetëm tashmë është zbuluar. Slobodan Praljak 72 vjeç nuk ka kërkuar varr ose funeral dhe në vend të kësaj kërkoi që hiri i tij të shpërhapej mbi varrezat Mirogoj në kryeqytetin kroat të Zagrebit. Praljak ka lënë pas gruan e tij Kaćuša Babić, ndërsa çifti nuk kishte fëmijë. Lajmi u bë botëror, pasi prokurorët holandezë kanë dashur të dinë se çfarë lëngu ka pirë Praljak.

Letra u shkrua dy vjet më parë dhe u ruajt në apartamentin e tij në Zagreb me urdhër të mos hapej deri pas vdekjes së tij, tha një mik i familjes. Praljak u dënua për krime lufte më 2013 dhe u dënua me 20 vjet burg. Praljak ishte në një seancë dëgjimore për të apeluar vendimin e tij të mërkurën kur ai dhe ka vdekur. Ndërsa gjyqtari ishte në proces të dënimit që aprovohej, Praljak është ngritur dhe ka deklaruar: “Unë nuk jam kriminel lufte”, pastaj piu helm nga një shishe e vogël. Gjykata u mbyll shpejt dhe ekipet mjekësore nxituan në vendngjarje, por disa orë më vonë Praljak u shpall i vdekur. Policia holandeze po heton tani se si ai ishte në gjendje të merrte helmin, e se avokatë, roje dhe zyrtarë të gjykatave të gjithë po trajtohen si të dyshuar. Mate Lauçi, një dëshmitar në gjyqin e tre gjeneralëve që është i njohur me sigurinë e gjykatës, i tha gazetës kroate “24 sata” se kostumi që kishte veshur Praljak e mundësonte futjen e shishes në gjykatë. “Rasti i gjykimit ka zgjatur përplot 13 vjet. Duke qenë se ka zgjatur kaq shumë në kohë, gjithçka ishte më e relaksuar e se nuk ka pasur dyshime të mëdha se Preljak mund të mbante ndonjë pako të dyshimtë apo ndonjë send që nuk dihet”, tha ai. Një ish-i burgosur në Scheveningen, ku janë mbajtur kriminelët në Hagë, tha se nuk do të kishte qenë e vështirë për ta marrë helmin në burg. “Të burgosurit në Hagë nuk trajtohen sikur të jenë kriminelë të mirfilltë. Ata trajtohen mirë dhe kanë kushte të mira. Ata kanë qenë dikur gjeneralë dhe në Hagë në njëfarë mënyre ashtu trajtohen po si gjeneralë”, u shpreh ai. Slobodan Praljak thuhet nga bashkëvuajtës së tij se ishte sjellë si zotëri edhe në burg. Ka dyshime se atë mund ta ketë ndihmuar dikush me helmin. Por dyshimet më të shumta janë se pirja e helmit ishte dëshira e tij e fundit.

Loading...