Vdiq Veli Deva

Ka ndërruar jetë Veli Deva udhëheqës i lartë politik në Kosovë e ish Jugosllavi.

Deva ka lindur në Gjakovë më 1924. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu ne Shqipëri, studimet e larta politike në Beograd ndërsa studimet e larta ekonomike në Shkup, raporton KTV.

Ishte kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, anëtar i Kryesisë së ish Jugosllavisë, drejtor gjeneral i Trepçës dhe mbante shumë funksione tjera ekonomike dhe politike. Punoi për barazinë e shqiptarëve, në afirmimin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik përfshirë këtu industrializimin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kontribut të veçantë dha në formimin e realizimin e Autonomisë së Kosovës si dhe në themelimin e Universitetit të Prishtinës.

Nesër në ora 12:30 në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës në Gjakovë mbahet Mbledhja Komemorative në shenjë respekti ndaj kontributit dhe punës së shquar të funksionarit të lartë Veli Deva.

Homazhi i të ndjerit bëhet në ora 13:00. Varrimi është në ora 14:00 në varrezat e Gjakovës.

 

Loading...