Muzikanti dhe Koleksionisti i Veglave Popullore Ermal Sela

Lahuta përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark në kontinentin Europian , ku sipas studiuesve lahuta ka vjetërsi Iliro – Arbërore , e cila vjen në ditët tona e pa ndryshuar .

Foto 1

Foto 2

Lahuta ka pasur dhe ka një jetë aktive tek Shqipëtarët të cilët jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi . Lahuta e përdorur nga Shqipëtarët dallon nga Lahuta e popujve të tjerë nga përmasat, simbolika, figurat mitike dhe gdhëndjet e artit arkaik popullor, duke ofruar pamje me interes dhe befasuese.

Foto 3

Eposi i Kreshnikeve dhe Lahuta janë monumenti më i madh i poezisë gojore Shqipëtare . Së fundmi po përgatitet dosja e Eposit të Kreshnikëve mbarë Shqipëtare, e cila për shkak të mos futjes së Kosoves ne UNESCO , ka vonuar proçedurat e aplikimit . Dhe pse Serbia ka aplikuar per pranimin e Gusles si trashëgimi shpirtërore të sajën, nuk e zbeh aspak madheshtinë e Lahutës së përdorur nga Shqipëtarët. 

Loading...