Sulmuesi Stojanco Velinov në vend se te Renova ka përfunduar te Trepca 89. 28 vjecari ka pranuar ofertën e skuadrës kosovare.
“Sfida ime e radhës në karrierë është Trepca 89. Të them se kam pasur parakontratë me Najran (Arabia Saudite), por për shkak të problemeve me vizën transferi nuk u realizua. Shpresoj në suksese te klubi i ri”, deklaroi Velinov pas promovimit me fanellën e re.
Në radhët e Trepcës’89 këtë verë nënshkruan edhe tre maqedonas: Bllagoj Gucev, Antonio Bujcevski dhe Martin Mircevski.

Loading...