Avokati i udhëheqësit të grupit për ngjarjet e 27 prillit, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Oliver Vuksoviq, në fjalën hyrëse për gjykimin tha se pala mbrojtëse do të dëshmojë se disa prej të akuzuarve fare nuk e kanë njohur Ninxhan, dhe jo më, t’ia dëgjojnë urdhrat.

“Nuk ka pasur akt të dhunshëm, as dikush është kërcënuar, as i akuzuari ka pasur paramendim dhe qëllim që ta kryejë veprën penale”, deklaroi avokati.

Në fjalën hyrëse, Vuksanoviq tha se nëpërmjet listingjeve nga stacionet bazë do ta dëshmojnë trajektoren e lëvizjes së Ninxhës në kohën për të cilën është i akuzuar me akuzë. Ai tha se Ninxha nuk ka hyrë dhe nuk ka qenë në Kuvend.

Avokati gjithashtu tha se e kanë propozuar për dëshmitar edhe Bllagoja Vasilevski, vëllain e të akuzuarit dhe truprojës së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Shtuar më 24/08/20

Loading...