Histori

Vëllau i dëshmores nga Drenica, përmes Gazetës Lajm kujton përvjetorin e rënies së saj bashkë me të fejuarin

lulja-luani

ESAT SHALA

Lulja dhe Luani si Azem e Shote Galica

Atdheu fillon tek Dëshmorët,  tek zemrat e heronjve dhe martirëve te cilët më sakrificën e tyre sublime ranë në altarin e shtrenjtë të lirisë. Plejadës së gjatë dhe të lavdishme të atyre që luftuan për Atdhe në lulen e rinisë ju shtua edhe luftëtarja sypatrembur militante Luljeta Shala nga Krajkova e Drenasit, frymëzimin për Atdhe dashuri e mori nga (Agja) mjeku i parë i UÇK-së Dr Hafir Shala i cili vuajti 6 vite burg në kazermat e Stara Gradishtes, Lepogllaves, Prizrenit, mjeku që shëroi falas trupin dhe shpirtin e qindra të persekutuarve nga barbaria serbe, mjekun hero të cilin e arrestuan xhelatët gjakpirës te UDB-së fashiste me 10 prill 1998 dhe që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informata për fatin e tij. Luljeta nuk kishte me shumë se 12 vjet ku në demonstratat e përgjakshme në sheshin e Drenasit fytafyt më forcat e policisë fashiste serbe ra në fushën e nderit dëshmori i parë i Drenasit dhe i kësaj familje Sahit Ibish Shala ,(31.01.1990).

Luljeta ishte shumë inteligjente e shkathët e dashur dhe gojëmbël, e shoqërueshme dhe e përpiktë ne çdo punë. Ne mesin e dalluar gjithherë  me suksese të shkëlqyeshme, e donte këngën shqipe dhe vetë këndonte bukur dhe ishte anëtare e shoqërisë kulturore-artistike të shkollës fillore në atë kohë 28 Nëntori në Krajkovë.

Mësimet në shkollën e mesme Skënderbeu në Drenas në grupin matematiko-natyror të cilën e kreu më sukses të lartë.

Gëzimin më të madh ajo në jetë e përjetoj më 15 maj 1998 kur e veshi uniformen e bukur të UÇK-së dhe e puthi flamurin kombëtar duke e bërë betimin e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se bashku më Dëshmorët e fshatit Gani Elshani, Sokol Elshani, Mehdi Hoxha, Vehbi Hoxha, Meriton Elshani dhe shumë të tjerë. Luljeta u sistemua në njësitin luftarak GURI, në stërvitje ajo ishte e para në qitje dhe në provat tjera. Deri më 9 qershor ajo beri stërvitje në njësitin luftarak të femrave në Likoc të cilën e drejtonte  Gjeneralja e parë Shqiptare Gjevë Lladrovci, në shenjë nderimi për shkathtësitë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjeve shoqet e thërrisnin më emrin luftarak SYLJOTA, ajo kishte zënë vendin e parë në qitje më armë.

Me vonë Syljota kalon në Gryken e Llapushnikut në njësitin GURI-3,të brigadës 113,në fillim si police ushtarake në këtë pikë kishte qëndruar 2 muaj dhe kishte marrë pjesë në shumë aksione. U dëshmua si një luftëtare sypatrembur në betejën e Llapushnikut me 25 korrik 1998,së bashku krah për krah më të dashurin e idealit dhe luftës Hysen Bujupin (LUANIN),dhe vëllain Shpendin (18 vjeç). Kur hapte zjarr në armikun shokët e inkurajonin edhe më shumë kur e thërrisnin o prite “Shotë Galicen”, vrasja e komandant Ymer Alushanit (Voglushit),  Ali Zogajt dhe plagosja e “LUANIT” e tronditi thellë shpirtin e saj, por megjithatë u përmbajt e vedishme së luftë pa sakrificë nuk ka. Dhe për të ia mbytur dhimbjet e shpirtit shokët e nxisnin Syliot merrja  këngës dhe ajo ja fillonte më atë zë bilbili, më atë zë luftëtareje syshqiponjë këngën ëmblematike MARSHI I UÇK-së.

Image

Me 9 nëntor 1998 bashkë me “LUANIN” dhe shumë shokë luftëtar, Luljeta mori rrugën për Shqipëri për të marrë Armatim ku qëndron për disa  javë në fshatin Cahan, ( ku edhe ishin fejuar më LUANIN ) Dhe më 14 dhjetor 1998 duke u kthyer nga Shqipëria  në malet e Pashtrikut bie në fushën e nderit  Dëshmorja Luljeta Shala së bashku më të fejuarin Hysen Bujupin LUANIN, Muj Krasniqin, Beqir Gashin, Gani Elshanin, Rifat Mziun  dhe 36 Dëshmorë të tjerë, eshtrat e tyre pushojnë ne Polac të Drenicës ne një gjendje të tmerrshme pakujdesie ku askush nuk përkujdeset për këto varreza.

Image

 

To Top