Reagim ndaj gazetarit Parim Olluri që i ka quajtur djemtë tanë kriminelë. Ose le të kërkojë falje publike, ose përgjithmonë do të mbetet i turpëruar. Djemtë tanë kanë shkuar në Kumanovë me mision për të shpëtuar shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë Ballkanin. Në Lagjen e Trimave në Kumanovë është thyer pakti Ruso-Maqedon, pakt përmes të cilit Rusia dhe Serbia donin ta sundojnë Ballkanin. Në Kumanovë i janë thyer krahët Rusisë dhe është prishur ëndërra e saj për ta kthyer Ballkanin nën kontrollin e vetë si në kohën e Stalinit. Djemtë tanë do të jenë pjesë e historisë së ndritur shqiptare, kurse gazetarët që shajnë trimat e Kumanovës do të mbeten gjithmonë tradhtarë që për ca para i shajnë heronjtë e kombit të tyre.

Sado që disa individë të ofendojnë familjarët tanë, ata do të mbeten pjesë e historisë së lavdishme kombëtare. /Ylber Ndrecaj

Loading...