Vëllazërimi mund të pësoj dridhje, pritet largimi i top lojtarit

Vëllazërimi i Kërcovës, dhjetë ditë para se të filloj sezoni i ri në Ligën e dytë-Perëndim, mund të pësoj një dridhje në skuadër. Kërcovarët lehtë mund të mbesin pa njërin prrej futbollistëve më të mirë, Burhan Alijun, mëson gazeta Lajm.

Ky i fundit ndonëse fazën përgatitore e kaloi me Vëllazërimi duket se nuk është i lumtur, dhe të ardhmen e tij e sheh në ndonjë skuadër tjetër.

Në ditët në vijim pritet vendimi përfundimtar i lojtarit, ndërsa nëse ky informacion zyrtarizohet, atëherë për Vëllazërimin kjo do të ishte një goditje e madhe në kampionatin e ri, në të cilin synon rikthimin në elitën e futbollit vendor.

Loading...