Kritikët e testeve të nënshtetësisë në vendet europiane kanë vënë në dukje se përpiluesit e tyre nuk ndjekin një model të njohur, ose ata nuk bëjnë kërkim për ato pyetje që duhet të bëhen për të dalluar emigrantët që duan të asimilohen, nga ata që nuk duan

Profesori amerikan 75-vjeçar ka jetuar në qytetin zviceran të Einsiedeln-it për gati 40 vite, kur ai vendosi që të bënte testin për të marrë nënshtetësinë dhe pasaportën zvicerane.

Aplikuesi e flet gjermanishten rrjedhshëm dhe kishte shumë pak arsye që të besonte se ndonjë mund të kishte kundërshtime për t’i dhënë atij të drejtën që të merrte pasaportën zvicerane.

E megjithatë, profesori i cili jep mësim në një universitet të njohur ndërkombëtarisht ETH Zurich, aty ku edhe shkencëtari Albert Ajnshtajn mori diplomën e tij, mori përgjigje negative nga autoritetet shtetërore, kërkesa e tij iu mohua.

Kritikët e testeve të nënshtetësisë në vendet europiane kanë vënë në dukje se përpiluesit e tyre nuk ndjekin një model të njohur, ose ata nuk bëjnë kërkim për ato pyetje që duhet të bëhen për të dalluar emigrantët që duan të asimilohen, nga ata që nuk duan.

Dhe prapë, nga puna e tyre varet fati i mijëra personave.

Veçanërisht, në mes të fluksit të fundit të emigrantëve në Europë, është ringjallur fokusi për një pyetje mjaft ngacmuese, e cila është: Si duhet një test që do të ndihmojë në përcaktimin nëse një individ mund të fitojë nënshtetësinë të duket?

Në Danimarkë, një pyetje e testit të nënshtetësisë është kjo: Cili restorant danez fitoi yllin e tretë “Michelin” në shkurt të 2016-s?

Shumë nga pyetjet në testin e nënshtetësisë në Danimarkë janë kritikuar si panevojshmërisht të vështira, dhe që nuk kanë lidhje me realitetin.

Pasi shteti skandinav riorganizoi pyetjet e testit për ta bërë atë më të vështirë, rreth 70% e aplikueseve të korrikut dështuan.

Sipas gazetave daneze, nëse do të testoheshin shumë danezë etnikë, edhe ata nuk do ta kishin marrë dot.

Opozita mendonte qeveria e vështirësoi testin për të ndaluar emigrantët dhe persona të tjerë që të mësyjnë drejt vendit.

Me fillimin e dyndjes së emigrantëve, me mijëra persona iu drejtuan Danimarkës për të përfituar azilin.

Sipas ministrit të Integrimit, Inger Stojberg, masat e aplikuara nga qeveria janë të drejta, pasi nënshtetësia është diçka që duhet që të fitohet.

Dhe të tilla veprime të shtetit janë parë edhe në Britaninë e Madhe.

Sipas një sondazhi të kryer nga “YouGov” dy vite më parë rezultoi se më shumë se gjysma e shtetasve të vendit nga mosha 18 deri në 24 do të dështonin që ta merrnin testin e nënshtetësisë.

Në një artikull në gazetën britanike “Chronicle”, profesori i Universitetit të Durham-it, Thom Brooks, argumentoi se “testi për nënshtetësinë është kthyer në një test plotësisht të parëndësishëm”.

Materialët që një aplikant duhet që të mësojë shfaqin 3 mijë fakte dhe më shumë se 250 data për t’i memorizuar.

“Britanikët vendas shfaqën habi, e disa herë u befasuan rreth pyetjeve që testet bëjnë në emër të tyre”, tha Brooks-i duke iu referuar intervistave që ai së fundmi zhvilloi me shtetas britanikë. Ai shtoi se qeveritë europiane për një kohë të gjatë kanë nënvlerësuar pyetjet shtypëse dekurajuese të testit të nënshtetësisë, i cili përdoret aktualisht.

“Efekti i të bërit të shtetasve të rinj britanikë që të kalojën teste që asnjë britanik vendas nuk do t’ia arrinte mbart rreziqet serioze për të mos t’i bashkuar qytetarët e ardhshëm britanikë bashkë, por më shumë ndikon në ndarjen e tyre”./shqip/a.

Loading...