Dubai dhe Abu Dhabi kërkojnë të punësojnë të rinj nga Shqipëria, ndërkohë që tashmë aplikimi është i mundur përmes ndërmjetësimit në zyrat e punës, në çdo qytet të vendit.

 

“Gazeta Shqiptare” ka publikuar sot 1732 vende të lira pune për periudhën nëntor-dhjetor, pagesa e të cilave shkon nga 500 Dollarë në 8000 Dollarë. Profesionet më të kërkuara janë inxhinier, mësues kopshti, menaxher restoranti, operator në call­center, infermier, fotograf, magazinier, staf shërbimi në hotel etj. Kurse personat që do të përfitojnë një kontratë të rregullt pune do të kenë edhe përfitime të tjera veça pagës, siç janë akomodimi dhe ushqimi. Për të aplikuar, çdo kandidat duhet të plotësojë edhe një sërë kriteresh.

Ai duhet të ketë kryer arsimin e lartë në degën përkatëse (për pozicionet menaxheriale), të ketë nivel shumë të mirë të gjuhës angleze, eksperiencë pune në bazë të pozicionit që aplikon si dhe të jetë i komunikueshëm e i gatshëm për të punuar në grup. Përveç zyrave të punës, aplikimet mund të bëhen edhe përmes dërgimit të CV­së personale në adresën info@europeagency.al. CV-­ja duhet të jetë me foto dhe në gjuhën angleze, ndërsa në subjekt duhet të shënoni pozicionin për të cilin aplikoni.

 Pozicionet e punës, pagat dhe kriteret

Inxhinier civil me profil duralumini Rroga 8000 dollarë plus komisione

Menaxher projektesh Rroga 5000 dollarë plus komisione

Menaxher restoranti Rroga 5000-­8000 dollarë plus komisione

Asistente zyre Rroga 1000 dollarë

Mësuese në kopsht Rroga 1000 dollarë

Agjente shitjeje në agjenci imobiliare Rroga 850 dollarë plus komisione

Operator në call center Rroga 850 dollarë plus komisione

Shofer taksie Rroga 1000 dollarë plus komisione

Recepsionist spitali Rroga 900 dollarë

Asistent infermier Rroga 1500 dollarë

Infermier Rroga 2000 dollarë

Recepsionist hoteli Rroga 600 dollarë plus komisione

Security Rroga 600­1000 dollarë

Specialist radio­komunikimi Rroga 500 dollarë plus komisione

Host/ess Rroga 800 dollarë plus komisione

Fotograf Rroga 1000 dollarë plus komisione

Magazinier Rroga 500 dollarë plus komisione

Staf shërbimi në hotel Rroga 500­800 dollarë plus komisione

Specialist kamerash CCTV Rroga 1000 dollarë plus komisione

PERFITIME

Pagesë mujore fikse sipas pozicionit

Kontratë 2-­vjeçare pune në një prej kompanive më serioze dhe më të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

Akomodim i mbuluar përgjatë gjithë kontratës së punës

Siguracione shëndetësore të mbuluara

Benefite në bazë të performancës

Kosto e licencimit për pozicionet që kërkojnë licencë e mbuluar prej punëdhënësit

Transport vajtje­ardhje, akomodim­punë

Kriteret

Të ketë kryer arsimin e lartë në degën përkatëse (për pozicionet menaxheriale)

Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze

Eksperiencë pune në bazë të pozicionit që aplikon

Të jetë i komunikueshëm dhe i gatshëm për të punuar në grup

Loading...