Sport

Ventura ikën, ja katër kandidatët për stolin e Italisë

ventuararaaa

Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, për herë të parë në 60 vitet e fundit dhe për trajnerin Gianpiero Ventura ndeshja në “San Siro”, e barazuar 0-0 kundër Suedisë, ka qenë e fundit për të nëm stolin e “kaltër”. Ai që do ta zëvendësojë duhet të nisë gjithçka nga hiri i këtij dështimi me synimin për të shkuar në Euro 2020.

Emri më i dashur për drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit, për të zëvendësuar Ventura është ai i Carlo Ancelotti. Mundësia e dytë përfaqëson kandidaturën e Antonio Conte, aktualisht te Chelsea, që duket i mërzitur nga klima në Londër. Sipas “Gazzetta dello Sport”, dy alternativat e tjera janë trajneri i Zenit, Roberto Mancini dhe Gigi Di Biaigo, trajneri aktual i Italisë U-21.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top