Verifikim tenderave të Tahirit

Të gjithë tenderët e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë që përkon me periudhën kur në krye të këtij dikasteri ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri do të verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Burime jo zyrtare i thanë Top-Chhanel se ky veprim i Prokurorëve po kryhet për të qartësuar se sa tenderë kanë fituar kompanitë që i përkasin biznesmenëve Orest dhe Lefter Sota, babë e bir.
Veprimtaria e këtyre shoqërive është vendosur nën lupën e prokurorëve të dosjes “Habilaj-Tahiri”, menjëherë pasi Orest Sotës iu gjetën me 863 mijë euro për të cilat përfaqësuesit e akuzës deklaruan në gjykatë se kanë dyshime se i përkasin ish-ministrit të Brendshëm.

Loading...