Maqedoni

Veriperëndimi i Maqedonisë dhe veriu i Kosovës cak i rekrutimit për në ISIS

isis-2

Instituti për Paqe në SHBA, në raportin më të ri të saj shkruan se tash e 15 vite me radhë në veri të Kosovës dhe në veriperëndim të Maqedonisë tentohet dhe financohet radikalizim, regrutim dhe tentim për mobilizim në rrjetet ekstremiste.

Sipas raportit, niveli i mobilizimit në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni janë më të larta se ato të vendeve të Evropës Perëndimore. Shkupi konsiderohet si njëra nga pesë lokacionet e para në botë për nga numri dhe përpjestimi i luftëtarëve të huaj në ISIS, për kokë banori.

Në raport thuhet se pesë komuna që janë afër Kosovës, janë mjaftë të prekshme nga ekstremizmi i dhunshëm, kurse rrjetet udhëhiqen nga kuadro lokal që kanë ndikim nga Lindja e Mesme për të përhapur formë ultra-konzervative të fesë Islame.

Sa u përket arsyeve, raporti thotë se niveli i arsimit të këtyre luftëtarëve është i pamjaftueshëm ose formal.

To Top