Sport

Verrati nuk ushtron me PSG-në

3-verratoi

E ardhmja e mesfushorit fantasist Marco Verratti duket se do të jetë telenovela e merkatos së verës së këtij viti. Lojtari kërkon të largohet nga Paris Saint Germanin, që nuk dëshiron ta lërë të lirë lojtarin. Mediat iberike kanë konfirmuar sot se Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga lojtari dhe se po përpiqet të bindë drejtuesit e PSG-së për ta lënë të lirë. Madje skuadra “blaugrana” ka deklaruar se në këtë transferim do të përfshijë edhe portugezin Andre Gomes e kroatin Ivan Rakitic, që do t’i dërgojë në Paris. Përfshi edhe një shumë prej 65 milionë eurosh.

Ky interesim është shtuar edhe më shumë lajmit se Verratti nuk po stërvitet me skuadrën pariziene, që ndodhet për fazë përgatitore në Majemi. Versioni zyrtar i dhënë nga klubi francez është një dëmtim muskulor i lojtarit italian, por ndoshta këtu fshihet diçka më shumë, pasi Verratti mund të jetë duke bërë valixhet gati për në Barcelonë. Një telenovelë që pritet të zgjasë deri në fund të merkatos së verës edhe spe dëshira e lojtarit është të luajë në krah të Messit në “Camp Nou”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top