Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Loading...