Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot ka realizuar një vizitë në Odën Ekonomike Amerikane.
Pas vizitës kryeparlamentari është pyetur në lidhje me mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Veseli e ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se për ndarje nuk do të flitet në dialog, raporton lajmi.net.

“Debati që është ngjallur është më tepër garë elektorale. Po krijohet një frikë e paqenë. Nuk kei pasur kurrë partner më të mirë se BE-ja dhe Kosovën tonë nuk do ta cenoj askush”, deklaroi Kadri Veseli.

Mundësinë për bashkimin e Luginës me Kosovën ditëve të fundit e ka përmendur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ky i fundit po thotë se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, por që në tavolinën e diskutimeve me Serbinë do të jetë edhe mundësia që Presheva të bëhet pjesë e Kosovës. /Lajmi.net.

Loading...