Dy për qind e banorëve të Shkupit i selektojnë mbeturinat plotësisht, ndërsa 29 për qind i selektojnë pjesërisht, tregon hulumtimi i OJQ “Go green”, që sot ishte prezantuar në debatin publik, me rastin e javës evropiane për zvogëlimin e mbeturinave.

Nga të anketuarit në hulumtim, që është zbatuar në pjesën rurale dhe urbane të Shkupit, nga të anketuarit 300 familje, 46 për qind kanë konsideruar se nuk kanë kushte për selektim, 80 për qind po përballen se ka mungesë të kontejnerëve për mbeturina. Në lidhje me vetëdijen ekologjike rreth 80 për qind e banorëve të Shkupit janë të pakënaqur nga vetëdija ekologjike e bashkëqytetarëve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjysma e shkupjanëve konsiderojnë se qytetarët janë më shumë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, pastaj pushteti qendror me 28 për qind dhe pushteti lokal me 11 për qind.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, theksoi se Qeveria është e gatshme me shembullin e saj të fillojë me trajtimin e mbeturinave sipas standardeve evropiane.

Ambasadori Christian Thimonier theksoi se riciklimi është me rëndësi për Maqedoninë dhe kjo problematikë do të zgjidhet në bashkëpunim me komunat franceze, nga të cilat mund të shfrytëzohet përvoja. Qëllimi është, tha ambasadori me trajtim të drejtë të mbeturinave në Shkup të ngrihet në nivel të qyteteve më moderne evropiane në këtë fushë.

Sipas tij pushteti në Maqedoni seriozisht është e përfshirë në realizimin e trajtimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe se kjo mes të tjerash, shihet edhe me ratifikimin e marrëveshjes së Parisit për klimën./Telegrafi/

Loading...