Vetëm mediat maqedonase dhe ato në Tiranë, Ali Ahmetin e llogarisin lider të shqiptarëve

Fejzi Hajdari
Ali Ahmeti nuk është lider i shqiptareve të Maqedonisë, por vetëm kryetar i një partie politike. Ai mori vetëm 35% (përfshi këtu edhe votat e LSDM-së, qe do te thote me pak se 35%) nga votat shqiptare, deri sa 65% e shqiptarëve votuan për opsione tjera politike shqiptare.
E përbashkëta e gjithë atyre 65 për qind votuesve, ishte se votuan parti që kryekëput bënin fushatë kundër politikave të BDI-së. Kjo do të thotë se pa marrë parasysh cilën parti e kanë votuar, 65 për qind e votuesve shqiptarë, ata kanë votuar kundër BDI-së. Që nga vendosja e sistemit pluralist në Maqedoni, në vitin 1991, shqiptarët asnjëherë nuk kanë votuar në përqindje kaq të madhe kundër një partie në pushtet.
Kjo që e përmenda më lartë, i hedh poshtë të gjitha argumentet se BDI-ja është parti kryesore e shqiptarëve, e aq më pak se Ali Ahmeti është lider i shqiptarëve të Maqedonisë.

E kuptojmë se pse maqedonasit dhe maqedonët e quajnë Ahmetin lider të shqiptarëve të Maqedonisë. E quajnë lider, jo sepse ai është vërtetë lider, por sepse kanë dëshirë të jetë.

Sipas mendimit tim, ata vetëm zbulojnë dëshirën që shqiptarët t’i udhëheqë një lider, përmes të cilit maqedonasit realizojnë synimet e tyre kundër shqiptarëve.

Për fatin e keq të tyre, e për fatin tonë të mirë, realiteti është krejt ndryshe. Ahmetin më nuk e konsiderojnë lider as shumë anëtarë e simpatizues të BDI-së (krahu i Hazbi Likës), e lëre më gjerë.

Misteri i vetëm mbetet se pse njëjtë si mediat maqedonase, edhe disa media në Tiranë, Ali Ahmetin e quajnë “lider të shqiptarëve të Maqedonisë”!!!. Dhashtë Zoti të mos jetë e vërtetë ajo që e thonë edhe vetë disa persona në BDI, se mediat e Tiranës, këtë e bëjnë shkaku i “grazhdit”.

Loading...