Një shqiptare e dëshpëruar n’mes t’Berlinit t’bashkuar. Kështu e fillon komentin e vet profesoresha Gjyla Çeliku, kushutar qëdnrimit në Berlin me rastin e Vitit të Ri. “Ju premtova se do shkruaj për dashni dhe humanitet këto festa, sepse natyra ime i përket pozitives, të dashurës dhe modestes, por rrethanat m’tjetërsojnë natyrën dhe premtimet e dhëna”, sqaron profesoresha Çeliku, para se të shpalosë numrat që ia kanë prishur këtë atmosferë festive. Bëhet fjalë për shifra që duhet të na brengosin të gjithë, transmetn Gazeta lajm, sepse rreth 5.000 të rinj shqiptarë nga Maqedonia ia kanë mësyer Gjermanisë vetëm për një muaj. “Njeri prej mishi dhe ndjenjash jam edhe unë, ashtu sikur ju. Ndrrimet e ambienteve dhe motmoteve më motivojnë. Nuk është që jam fanse e flaktë e festave, i preferoj për t’u bashkuar me familje dhe shoqëri. Diskutimet me kalimin e viteve në shoqërinë time kanë marrë kahje tjetër, serioze, të dhimbshme, dëshpëruese dhe pa shpresë dhe perspektivë kombëtare. Si t’i gëzohem unë natës së vitit të ri kur unë atë natë n’mes t’Berlinit mora vesh që 3000 të rinj shqiptarë nga Maqedonia në janar do të fillonin punë në Gjermani dhe 2000 të tjerë kishin aplikuar dhe prisnin përgjigje?!!! Si të gëzohem unë kur vendin tim po e përçan politika, Berlinin e ndarë e bashkoi populli?!!! Si të gëzohem unë kur e di që edhe populli im që do ngelet bashkë me mua s’di a di të mbrri pensionin, sepse po mbytet nga tymi dhe ndotja dita ditës?!!! Në Berlin u ndjeva ndryshe këtë radhë, shijova ndarjen dhe bashkimin e Berlinit. Në vendin tim shijoj veç ndarje dhe shpërngulje te populli im, s’kam arritur të shijoj bashkimin, ndaj jam një shqiptare e dëshpëruar n’mes t’Berlinit t’ndarë dhe t’bashkuar…”, shkruan profesoresha Gjyla Çeliku.

Loading...