Xhevdet Hajredini
Patëm rastin nga një “bombē” të Zaevit, të dëgjojmë se maqedonishten e dinë edhe ata të cilët shtiren se nuk e dinë. E bëjnë këtë në rastet kur e këshillojnë Gruevskin të mos shpejtojë me prishjen e ndërtesave të ngritura mbi tokat e uzurpuara shtetërore, nga funksionarë të partisë në pushtet.
Derisa pushteti përdoret vetëm për qëllime të tilla, atëherë nuk duhet të habitemi nga dhuna të cilën funksionarët dhe militantët e partive e ushtrojnë mbi procesin zgjedhor, për të ngel apo për të ardhur në pushtet.
Dëshmitarë të arrogancës së tyre jemi edhe nga sjellja e tyre që e shohim kohëve të fundit, gjatë seancave gjyqësore, kur paraqiten në rolin e të akuzuarve apo të dyshuarve. E qortojnë gjykatësin se pse nuk i trajton si persona publik të rëndësishëm. Nuk paraqiten në seancën gjyqësore si të akuzuar, me arsyetim se për të njëjtën ditë, “rastësisht”, kanë marrë thirrje për vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë. E qortojnë prokuroren speciale se e ka gabuar adresën kur ka ngritë procedurë hetuesie kundër tyre.
Meriton një vështrim të posaçëm roli që luajnë, me apo pa vetëdije, disa qarqe në Kuvendin e Shqipërisë.

——–

Atyre, të cilët mbi 16 vjet na i shurdhuan veshët (lexuesit të mē falin për shprehjen) se qenkan për integrime euroatlantike, ka nevojë dikush t’u tregojë se, jo vetëm në BE dhe NATO, por as në tër botën, nuk ka shtet ku është e mundur nga buxheti i shtetit, paratë e gjithë popullit, pa kurrfarë baze ligjore (ligj as që mund të ketë), të paguash militantë partiakë, duke ua dërguar paratë çdo muaj në shtëpi, me të vetmin qëllim që ata dhe antarët e familjeve të tyre, të votojnë për partinë, antarë të së cilës domosdo duhet të jenë.

Loading...