Brett Levitzke nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar një metodë se si mund të parandalohet kafshimi i qenit, disa ditë pasi Triniti Harrell është shqyer për vdekje nga pitbulli i shtëpisë së saj.

Pas tragjedisë, veterineri ka bërë të ditur se vetëm një manovër e thjeshtë, mund ta ketë shpëtuar njëvjeçaren, transmeton Telegrafi.

“Po që se kapet qeni për këmbët e prapme, e humbë balancën. Në atë moment mund ta lëshojë viktimën dhe të kthehet prapa, apo të largohet prej aty”, ka thënë Levitzke. Mirëpo, nuk ka evidencë, nëse ky veprim do ta shpëtonte Trinitin.

Veterineri Levitzke

Në mënyrë që qeni ta lëshojë viktimën, ekspertët kanë sugjeruar më parë, se duhet të qëllohet në hundë dhe fytyrë, të shpërqendrohet me ndonjë rrobë apo aksesor, apo t’i hidhet dikush me tërë fuqi mbi trup për t’ia thyer eshtrat.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 22 tetor, kur qeni që e shqeu për vdekje fëmijën, ndaloi vetëm pasi u qëllua dy herë nga policia.

Fëmija që e pësoi nga qeni

Derisa pitbulli nuk po e lëshonte Trinitin, nëna saj e ka thirrur policinë për të kërkuar ndihmë, ndërsa ka bërtitur se nuk po ka si ta ndaloi. Madje, ajo e kishte marrë një thikë dhe e qëlloi në qafë, po tehu i topitur nuk i depërtoi në lëkurë. /Telegrafi/

Loading...