Kosovë-Shqipëri

Vetëvendosje, skeptike për formimin e Ushtrisë

17218350_10154119690477000_7782941146319188829_o-780x439

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”.

Gjatë kësaj tryeze kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka theksuar se është e domosdoshme që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

Ymeri ka thënë se edhe para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura, duke theksuar se në atë kohë sipas tij diskursi nuk ka qenë në nivel institucional.

“Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese… Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri.

Ymeri më tej ka theksuar se “duke pasur parasysh rrethanat në të cilat veprojmë, duket se do duhet ta ndjekim një procedurë të shpejt që FSK-në ta bëjmë ushtri”.

Ai gjithashtu ka theksuar se si Lëvizje Vetëvendosje janë skeptik ndaj mënyrës se si është sjellur në Kuvend, Projektligji për FSK-në.

“Kemi njëfarë skepticizëm të mënyrës se si është sjellë ky ligj e besa edhe ndaj personit që e ka sponsorizuar këtë ligj, Hashim Thaçit”, tha Ymeri.

E në anën tjetër, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka theksuar se pavarësisht vërejtjeve serioze që kanë në strukturimin e këtij projektligji, Vetëvendosje mbështet ndryshimet kushtetuese.

Selimi ka theksuar se më tej se presidenti Thaçi ka bërë një gabim të madh duke mos u koordinuar me faktorët ndërkombëtarë për këtë.

“Ka ndodhur një gabim që nuk do të duhej të ndodhte moskoordinimi me faktorët ndërkombëtar Qeverinë e Kosovës, ministrinë e FSK-së, opozitën”, ka thënë Selimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top