Vetëvritet bashkëshortja e gjyqtarit të njohur në qendër të qytetit

Vetëvrasja e Enkelejda Hallunaj, gruaja e një gjyqtari në detyrë tek Krimet e Rënda ka tronditur jo pak aktualiten ditën e sotme.
Dyshimet e para dhe sipas informacionit paraprak nga Policia, Enkelejda Hallunaj, 37 vjeçe, është hedhur nga ballkoni i katit të 8- të në zonën e Bllokut, Tiranë. 37-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe në vendngjarje ka forca të shumta policore dhe kjo vetëvrasje ngre shumë pikëpyetje duke qenë se bëhet alë për bashkëshorten e një gjyqtari në karrierë. Por, çfarë punonte E.Hallunaj? Me profesion ishte stomatologe, ndërsa ishte në marrëdhënie pune pranë ARSH, Tiranë. Bashkëshorti i të ndjerës, Dritan Hallunaj, kaloi ditën e djeshme Vengun, duke u konfirmuar në detyrë. Por rikonfirmimi i j në detyrë solli pakënaqësi tek opozita, e cila rikujtoi vendimin e gjyqtarit Hallunaj për lirimin e Arben Frrokut.

Loading...