“Vetëvritet” Girona, Barcelona merr 3 pikë dhe ruan diferencën me Realin (VIDEO)

Barcelona është thjesht e pandalshme në marshimin e saj në kampionatin spanjoll.

Girona ishte viktima e gjashtë radhazi në La Liga, të cilën katalanasit e kryesojnë me pikë të plota. Një gol realizuan blaugranat në këtë transfertë, ndërsa dy hera të tjera, futbollistët e Gironas shënuan në portën e tyre.

Në minutën e 17-të Aday në tentativë për të spastruar zonën e devijoi topin drejt portës, me Iraizoz që mbeti i palëvizur. I pafat portieri i Gironës në fillim të pjesës së dytë, kur topi pasi iu përplas në këmbë, mori drejtimin drejt rrjetës. Barcelona e dominua lojën edhe në minutat në vazhdim, duke shënuar edhe të tretin me Suarez në minutën e 70-të. /albeu.com/

https://youtu.be/uli0kutYOQQ

Loading...