Vettel: Armiku më i madh nuk është Hamilton, jam vetë unë

Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën e Singaporit, aty ku vjet Ferrari duhej të korrte një sukses të lehtë, por përplasja Vettel-Raikkonen në start nisi krizën e “kokëkuqes”. Ndaj, makina italiane kërkon revanshin këtë vit, me Sebastian Vettel që synon fitoren edhe për të ngushtuar diferencën prej 30 pikësh që ka me kryesuesin e Botërorit, Lewis Hamilton.

Armiku im më i madh nuk është Hamilton. Jam vetë unë. Kemi një makinë të shkëlqyer, por nuk po arrijmë të marrim ato rezultate që duam edhe për fajin tonë. Ne i kemi të gjitha mundësitë për ta fituar titullin, për ta mundur Lewis. Duhet të shohim vetëm punën tonë dhe jo të tjerët, pasi i kemi shanset për të ecur përpara”, u shpreh Vettel.

Duke folur për garën e Singaporit, piloti gjerman shton: “Kjo është një nga garat më të vështira, si nga ana fizike ashtu dhe psikologjike. Por janë edhe 7 gara deri në fund, ndaj duhet t’i përballojmë me sukses një e nga një. Fati ynë dhe i Ferrarit është në duart tona, nuk duhet ta lëmë këtë sezon fantastic të na shkojë pa trofe”, tha Vettel.

Loading...