Second placed Ferrari's German driver Sebastian Vettel flashes the victory sign after the qualifying session at the Spa-Francorchamps circuit in Spa on August 25, 2018 ahead of the Belgian Formula One Grand Prix. / AFP PHOTO / JOHN THYS

Ferrari do të garojë në shtëpinë e tij këtë fundjavë, pasi në pistën e Monza zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, garë ku “kokëkuqja” vjen e karikuar pas triumfit një javë më parë në garën e Belgjikës. Ndaj Sebastian Vettel synon që të korrë një tjetër sukses, këtë herë para fansave të Ferrarit, që si gjithnjë Monza janë të shumtë. Jo vetëm kaq, por një fitore do të afronte edhe më shumë Vettel me kryesuesin e renditjes botërore Lewis Hamilton, që ka 17 pikë avantazh karshi gjermanit.

E dimë që kemi një makinë të shpejtë, një motor të mirë dhe shohim përpara me optimizëm. Të garosh me një Ferrari në Monza është një ndjesi fantastike, që nuk e përjeton askund tjetër. Ajo që ëndërroj është të korr një fitore në këtë pistë, jo thjesht të duelojmë për një vend në podium, pasi kështu festa me fansat do të ishte më e plotë”, u shpreh Vettel.

Por piloti gjerman e di që nuk ka për ta patur të lehtë, pasi Monza është një pistë e shpejtë dhe Mercedes do të jetë një rival i fortë. “Kemi sjellë disa ndryshime në motor për këtë garë edhe pse Mercedes është një rival i denjë. Mund të bëjmë një garë të mirë, pasi është një pistë që i ngjan asaj të Spa, me kthesa të shpejta dhe të gjera. Por për Ferrarin kjo mbetet një garë dhe pistë speciale, ndaj fitorja ëshë një detyrim. Të fitosh këtu do të thotë shumë për ne”, tha Sebastian Vettel.

Loading...