Vettel: Fitorja u arrit në start, por Ferrari bëri diferencën në pistë

Sebastian Vettel sheh se ka shpresë për të fituar titullin kampion në Botërorin 2018 të Formula 1, pas fitores që makina “kokëkuqe” arriti të dielën në pistën e Spa. Jo vetëm kaq, por Ferrari ishte më i shpejtë se Mercedes i Hamilton, që për asnjë moment nuk arriti të duelonte me makinën italiane. Natyrisht që meritë për këtë sukses ka edhe piloti gjerman, që bëri një start fantastik, duke parakaluar Hamilton atëherë kur ai nuk e priste.

Bëmë një start të mirë. Edhe pse Hamilton mbajti anën e majtë e dija që kur të niste pjesa e kodrës mund ta parakaloja, pasi aty makina fiton shpejtësi. Më pas, e pata të lehtë të menaxhoja avantazhin, pasi ishim më të shpejtë se Mercedes”, tha Vettel, që tashmë është vetëm 17 pikë pas rivalit britanik në renditjen e përgjithshme.

Duke folur për garën, piloti gjerman shton: “Hamilton u përpoq shumë që të rihapte garën, por arrita ta mbaja pas, duke patur një ritëm konstant. Pata edhe fat në momentin e ndërrimit të gomave, pasi nuk pata trafik, ndërsa në fund Leëis u tërhoq nga ideja për të më parakaluar dhe fitorja u bë më e lehtë. Për mua dhe Ferrarin ky është një hap i madh përpara dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe garën e ardhshme, në Monza”, u shpreh Sebastian Vettel.

Loading...