Një fëmijë tetëvjeçarë nga Serbia është lënduar rëndë mbrëmë në aksident trafiku në një udhëkryq në Çair, pasi është përplasur nga veturë “Golf” me targa të SHkupit, e drejtur nga F.K. (46) nga fshati Bllacë.
Siç njoftoi MPB, aksidenti ka ndodhur në ora 22 e 30 minuta te udhëkryqi mes rrugëve “Sllavej Pllanina”, rrugës “362”, rr. “Brigada Maqedono Kosovare” dhe rr. “Xhon Kenedi”.
Nga përplasja, djaloshi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në spitalin e qytetin “Shën Naumi i Ohrit”.
Në vendin e ngjajes ka dalur ekip hetues i policisë së Shkupit.

Loading...