Prodhime të mishit nga kompania “Lecker”, vezë nga kompania “Vezë Sharri” lojëra dhe materiale edukative, ishin dhuratat që morrën SOS “Fshati i fëmijëve”. Me rastin e Ditës Botërore të Vezës, siç bëri të ditur drejtori i kompanisë “Vezë Sharri” Abdylezel Dogani, kanë zhvilluar disa aktivitete nëpër shtëpi të fëmijëve, me disa prezantime dhe dhurata për ta. Të njejtat aktivitete siç bëri të ditur ai janë zhvilluar edhe në Tetovë dhe Gostivar, në kopshtet e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Abdylezel Dogani, drejtor i kompanisë “Vezë Sharri”
“Jemi këtu në SOS “Fshati i fëmijëve” me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Vezës. Këtë vit vendosëm që ta festojmë në mënyrë të ndryshme, që të shoqërohemi pak me fëmijët, të ju sqarojmë cilët janë përfitimet nga ngrënia e vezës, pra një prezantim të shkurtër dhe të luajmë së bashku me fëmijët”.

Remzie Jusufi, SOS “Fshati i fëmijëve”
“Ata shumë gëzohen. Veçanërisht gëzohen kur takojnë miq të ri, më tepër se për donacione që janë të mirëseardhura gjithë donacionet në ‘Fshatin e Fëmijëve’, pra shoqëria e atyre që vijnë tek ne është shumë më e rëndësishme edhe për ne edhe për fëmijët”.

Loading...