Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, thotë se fitorja 2-3 ndaj Rayo Vallecanos erdhi nga trajneri Ernesto Valverde.

Ylli kilian beson se zëvendësimet e mençura të trajnerit spanjoll ishin çelësi i rikthimit të skuadrës katalunase.

54-vjeçari bëri tri zëvendësime të hershme në pjesën e dytë, përfshirë këtu golashënuesin Ousmane Dembele dhe mesfushorin e ardhur nga Bayern Munichu.

Luis Suarez edhe në këtë ndeshje ishte heroi i Barcelonës, ai shënoi dy gola (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Zëvendësimet e bëra nga trajneri ndryshuan ndeshjen, ne dëshiruam tri pikët dhe i fituam”, ka thënë Vidal pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ne duhet të luanim me shpirt dhe qetësi, të luanim me zemër dhe të tregonim karakterin tonë”.

“Ishin pikë të rëndësishme që na lejuan të largohemi nga këtu të lumtur dhe me një notë pozitive”.

“Ne humbëm ritmin e ndeshjes, por zëvendësimet rikthyen ndeshjen, jam i lumtur që jam një opsion për trajnerin”, ka shtuar Vidal.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është ajo ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Loading...