Një dramë ka ndodhur sot në “shtëpinë” e Leister Sitit. Një helikopter në pronësi të pronarit të klubit anglez, Tai Viçai Srivaddhanaprabha u rrëzua ndërkohë që po largohej nga stadiumi pas ndeshjes së Leisterit me Uest Hemin e vlefshme për Premier Ligë.

NINTCHDBPICT000444978718-e1540671729632

Sipas disa dëshmitarëve helikopteri ra në parkingun e klubit pasi kishte treguar më parë probleme që në fillim të nisjes dhe ngritjes për në ajër. Për momentin ende nuk dihet për personat që ndodheshin në bord dhe nuk raportohet për të lënduar. Sipas asaj që bën me dije “The Sun” thuhet se helikopteri u nis në orën 20:45 dhe u rrëzua 200 jard larg vendit të nisjes.

Loading...