Forca ushtarake sot në mëngjes kanë lëvizur në drejtim të Shkupit. Një lexues i Gazetës Lajm ka dërguar në redaksinë tonë video në të cilën vërehen transportierë të rëndë ushtarakë në lagjen Gjorçe Petrov, lagje e cila është në hyrje të Shkupit nga drejtimi i Tetovës. As në Ministrinë e Mbrojtjes e as në Shtatmadhorinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë tani për tani nuk kanë sqarim lidhur me shkaqet për këto lëvizjes të ushtrisë, në kohën kur Maqedonia po përballet me krizë politike dhe institucionale.

Loading...