Banorët e fshatit Llërcë janë të shqetësuar pas aksionit të sotëm policor në fshatin e tyre, ku mbet i vrarë 38 vjeçari Jeton Rexhepi, por nuk dëshirojnë të flasin me emër mbiemër për mediumet. Ekipi i Gazetës Lajm ka vizituar sot këtë fshat.
“Na rrethuan 500 specijallca. Çdo shtëpi e fshatit ishte e rrethuar. KU është logjika për arrestimin e një personi të angazhohen aq shumë policë. Qëllimi ishte më tepër që të frikohet popullata. Po përsëriten rastet e montuara nga e kaluara”, thonë banorët duke refuzuar të flasin para kamerave.

Edhe familjarët e të ndjerit kanë refuzuar të flasin para kamerave. Ata kërkuan mirëkuptim deri sa ta marrin kufomën e Jeton Rexhepit nga spitali ku është dërguar për obduksion. Policia njoftoi zyrtarisht se Jeton Rexhepi ka qenë në arrati dhe se është vrarë pasi ka bë rezistencë të armatosur gjatë arrestimit.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Llarcë, pas një plani të përgatitur, njësitet e policisë u nisën për të kapur personin e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar dhe vendor.
Ai duhej që të vuaj dënim prej 26 vitesh e 10 muaj, i kallëzuar penalisht për 16 forma të veprës së rëndë penale si vrasje, tentimvrasje, grabitje, privim të paligjshëm nga liria, armëmbajtje pa leje ose materieve shpërthyese, sie dhe vjedhje të rënda, lëndime të rënda e pjesëmarrje në rrahje.
Katër herë policia ka tentuar që ta arrestojë, mirëpo tashmë i vrari ka rezistuar duke përdorur armë zjarri ndaj policëve.
Gjatë mëngjesit të hershëm, duke tentuar që ta arrestojnë, J.R ka përdorur bombë dhe ka tentuar që të ikë, i veshur me antiplumb, i armatosur me pushkë automatike, pushkë karabinë, pistoletë dhe katër bomba dore.

Loading...