Forca të mëdha të ushtrisë serbe janë vërejtur duke lëvizur në magjistralen Beograd-Nish, në drejtim të kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën.

Videon në redaksinë tonë e ka dërguar përfaqësues i një ambasade perëndimore në Serbi, i cili me shqetësim ka vërejtur këtë lëvizje të madhe ushtarake.

Lëvizja e ushtrisë serbe vërehet pak kohë pasi në Beograd janë kthyer tonet ushtarake të viteve të 90-ta, pasi kryeministri serb Vuçiç u lavdëruar se Serbia do të armatoset prej Rusisë. Deri tani ndaj kësaj deklarate kanë reaguar vetëm zyrtarët e Kroacisë.

Loading...