Një karton i kuq direkt në një ndeshje nuk është kurrë një kënaqësi. Nëse më pas motivimi është i ndalur për të miturit, gjithçka bëhet më e komplikuar. Vendngjarja e skandalit është kampionati brazilian. Nga njëra anë Ponte Preta, nga tjetra Vitoria (Salvador de Bahia).

Ndeshja është nga ato decizivet, sepse në lojë është mbijetesa. Ponte Preta duhet të fitojë për të evituar rënien dhe ndeshja avancon e qetë me të zotët e shtëpisë që kryesojnë 2-0, pas 20 minutash. Por në një moment të papritur, qendërmbrojtësi veteran, Rodrigo, 37-vjeçar, i “fiket truri” dhe vendos të shtyjë gishtin e tij në fundshpinën e kundërshtarit, sulmuesit Trelez.

Arbitri i katërt sheh gjithçka dhe lajmëron kryesorin për karton të kuq. Rezultati? Trelez, viktima e këtij akti gati “seksual” do të shënojë një tripletë, duke i lejuar Vitorias që të përmbysë ndeshjen dhe të zbresë Ponte Pretën në kategorinë e dytë. Tifozët vendos, të irrituar, pushtojnë fushën dhe përplasen edhe me policinë, duke ndërprerë ndeshjen në minutën e 85-të.

Loading...