VIDEO/ Kryetari i Demir Hisarit është ftuar në bisedë informative, pasi ka kërcënuar se po përgjon

Kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski, u ndalua në stacionin policor për bisedë informative, pasi që iu ka kërcënuar të punësuarve në shkolla se i përgjon bisedat e tyre telefonike, njofton Portalb.mk.

Ai ka deklaruar se incizimi i cili është paraqitur në internet është nga protesta në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Demir Hisar, e cila ka ndodhur në mesin e muajit janar. Protesta është mbajtur për shkak të ndërrimit të dy mësuesve në dy shkolla tjera të zonës.

“Me udhëzim të Prokurorisë së Manastirit, Stojanovski pas bisedës është lëshuar nga stacioni policor, ndërkaq në lidhje me rastin do të ftohen persona në bisedë informative me qëllim të pastrimit të plotë të rastit”, informojnë nga MPB.

Loading...