Një lum në Tyumen në Rusi ndryshoi papritur ngjyrën e ujit duke u shndërruar në ngjyrë të kuqe si gjaku. Kjo bëri që njerëzit të kalonin në panik lidhur me cilësinë e ujit të tyre të pijshëm.

Zyrtarët në Siberinë perëndimore dyshojnë për hedhje kimikatesh në lum, ndërkohë që po zhvillojnë analiza për të zbuluar shkakun se pse ka ndodhur kjo, sipas Times Siberian.

Ndërkohë një media tjetër ruse Itar-Tass e ka cilësuar incidentin si një “ bombë biblike”.

Autoritetet vazhdojnë të marrin analiza për të zbuluar nëse ndonjë fabrikë ka hedhur ndonjë kimikate në lumë, ndërsa fenomenin nuk kanë arritur ta shpjegojnë as vetë shkencëtarët.

Loading...