VIDEO/Muriqi: U ktheva të festoja, nuk e di se si…

Kosova arriti të merrte një fitore të merituar ditën e djeshme në ndeshjen  zhvilluar në “Fadil Vokrri” ku përballë kishin skuadrën e Maltës. Dardanët kaluan të parët në avantazh me Kolollin, por në minutën e fundit të pjesës së parë, sulmuesi Muriqi humbet një rast me portë boshë.

mujrq

Megjithatë ky rast nuk i kushtoi shumë Kosovës e cila e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1. Ndërsa pas ndeshjes ai e rrëfeu këtë moment duke thënë se ishte gati të festonte dhe nuk u besonte syve që e kishte dërguar jashtë atë top.

“Nuk e di as vet pse nuk shënova, fillova të kthehem për të nisur festën, por kur e pashë topi nuk ishte në rrjetë. Arrita të shënoj në pjesën e dytë dhe jam i lumtur për ketë. Është koha tani të mendojmë për Ishujt Faroe dhe të përgatitemi sa më mirë. Në ndeshjen tjetër besoj se do të fitojmë dhe të bëjmë hapin e madh për kualifikim” – tha Muriqi.

Loading...