Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nuk shquhet për ndonjë elokuencë në daljet e saj publike, qoftë në Kuvend apo edhe në debate televizive.

Shumëkush e kujton daljen e saj të parë nga foltorja e Kryeministrisë, pak pasi ishte përzgjedhur nga Rama si ministre e Drejtësisë.

Dallohej qartë një kontraktim i madh i saj. Gjuha e trupit gjithashtu tregonte shumë, aq më tepër po të kemi parasysh që edhe fjalimi mbase i ishte servirur i gatshëm nga zyra e kryeministrit.

Ndërkohë në seancën e sotme të Kuvendit, Etilda Gjonaj ka bërë një gafë teksa ishte duke folur nga foltorja për ndryshimin e ligjit mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

Fjalën ‘karshi’ e ka ndarë në rrokje… Për më tepër shihni videon më poshtë.

Loading...