Maqedoni
09/11/2015 15:12:18

VIDEO nga spitali ku u plagos kirurgu në Shkup

Për shkak të pakënaqësisë, një qytetar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjekut kudjestar. Sipas informacioneve të Televizionit 21, tre persona janë arrestuar, nga burimet tona mësohet se personi i katërt me shumë gjasa gjendet i armatosur brenda objektit të spitalit.

Nëna e një qytetari është pranuar me diagnozë të rëndë në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, operim urgjent ka qenë i nevojshëm te cilën e ka kryer mjeku Lj.O. Mirëpo operimi ka përfunduar pa sukses dhe qytetari i revoltuar ka hyrë në zyrën e mjekut dhe me 4-5 plumba ka shtuar në drejtim të tij.

Momentalisht mjeku është në sallë operuese, dhe informacionet e fundit nga vendi i ngjarjes për Televizionin tonë flasin se kolegët e mjekut të plagosur përgatitin për protestë , si formë për të shfaqur pakënaqësinë e tyre rreth ngjarjes së fundit.

To Top