VIDEO/Parabolë gjeniale e Messit, Barca shkatërroi Bocën fiton trofeun “Joan Gampar”

Barcelona fiton edicionin e 53-të të Trofeut Gamper, takim tradicional, parasezonal për ekipin blaugrana. Në ‘Camp Nou’, skuadra e Valverde fiton 3-0 ndaj argjentinasve të Boca Juniors. Ka debutuar me gol përpara publikut katalanas blerja e kësaj merkato vere Malcom që ka shënuar golin e avantazhit për Barcelonën në të 18’, ndërsa dyfishimi është firmosur nga i përhershmi Lionel Messi në minutën e 39’, me golin e parë si kapiten i vërtetë i kampionëve në fuqi të Spanjës. Goli i tretë për katalanasit është shënuar në pjesën e dytë nga i porsa aktivizuari Rafinha në të 67’.

Valverde ka aktivizuar që nga minuta e parë Vidal, që ka interpretuar 45’ minuta të mira në një mesfushë me tre, plot cilësi, përkrah Coutinho e Rakitic, dhe Malcom, që plotëson tredhëmbëshin e sulmit bashkë me Messi e Munir, me Suarez që fillimisht ishte në pankinë. Nga ana tjetër, Boca Juniors ka mbajtur në stol gurët e çmuar, me Pavon, Zarate dhe Tevez që në kohën e tyre kanë hyrë në fushë vetëm në pjesën e dytë. Sinjal pozitiv kështu nga blerja më e mirëpritur, Malcom, që i asistuar nga Messi, ka dribluar tek për tek kundërshtarin, për të shënuar një gol me të majtën. Pak para përfundimit të pjesës së parë “Pleshti” vendos firmën e tij. Boca luan gjatë të gjithë pjesës së parë rolin e sfiduesit stërvitor. VAR ishte protagonist, duke i anulluar një penallti, ndërsa në përfundim i afrohet golit me Cardona, që në limite ndalet vetëm nga Umtiti. Një sinjal pozitiv edhe nga Rafinha që me golin e tretë të ndeshjes, duket i destinuar të qëndrojë te Barcelona.

Loading...