Pordenone prek “mrekullinë”, Interi rrezikon një figurë të keqe. Skuadra e Spaletit avancon në çerekfinale duke mposhtur verdhezinjtë nga pika e bardhë (5-4), pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Inter

ÇFARË SURPRIZE – Rrotacion i gjerë për zikaltrit (i parashikuar që në konferencën për shtyp nga Luçiano Spaleti), me Andrea Pianomtin që debuton (në sulm) nga minuta e parë e takimit. Pordenone, në të kundërt nga se mendohej, sferën do e kontrollojë shpesh (e madje duke u shfaqur vazhdimisht një rrezik).

Rastet për gol, në fragmentin e parë të ndeshjes, nuk mungojnë. Por, si për t’i qëndruar besnik “përrallës”, janë pikërisht verdhezinjtë që i shkojnë më pranë golit në pjesën e parë, në minutën e 30-të:

mauro-icardi-inter-pordenone-coppa-italia_y6dn4agoggz61oalwdob7jafv

Manjagi kontrollon topin në limitet e zonës së rreptësisë dhe me të majtën godet shtyllën e portës së mbrojtur nga Padeli. Disa momente përpara vërshëllimës, Kanselo shërben Karamoh që, i pashqetësuar në zonë, dërgon sferën mbi traversë. Skuadrat u drejtohen dhomave të zhveshjes në shifrat 0-0, me friulianët deri në këtë pikë.

NDRYSHIME – Rezervat e zikaltërve nuk ofrojnë të njëjtën siguri të titullarëve. Spaleti nis të bëjë menjëherë ndryshimet: fillimisht del Pinamonti për t’i lënë vendin Brozoviçit dhe, me situatën në rrezik, me radhë hyjnë në fushën e lojës Perisiç e Ikardi në zëvendësim të Karamoh e Dalbert (të dy jashtë ritmit) respektivisht.

1513114898343.jpg--inter_pordenone_

E megjithatë, vetëm dy kroatët arrijnë të prodhojnë dy rastet e vetme për gol nga zikaltrit. Skuadra e Koluçit, e sigurt për 75 minutat e para, nis të shfaqë lodhjen (fryt edhe i intensitetit të treguar nga lojtarët verdhezi).

SHTESË DHE PENALLTI – Interi nuk arrin të thyejë “murin” e Pordenones brenda 90 minutave dhe as në kohën shtesë, ku miqtë (në këtë pikë) bëjnë “katenaçion”. Në minutën e 119-të, Ikardi kishte mundësinë më të mirë për të mbyllur diskutimin e kualifikimit, por goditja me kokë e kapitenit ndalet në shtyllë.

Nagatmom

Skuadrat u drejtohen pikës së bardhë të penalltisë, që vazhdojnë deri te pritja e Padelit ndaj Parodit dhe 11- metërshi vendimtar i shndërruar në gol nga Nagatomo

https://youtu.be/V-lrGGq694A

Loading...